Telegrafi

UEFA kërkon zëvendësimin e katërt nëse një lojtar lëndohet gjatë ndeshjes

UEFA e ka pyetur FIFA-n nëse mund t’i ndryshojnë disa rregulla në futboll, veçanërisht atë të zëvendësimeve.

Kur Tottenham Hotspuri u përball në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Ajaxin, duke humbur 1-0, pjesa më shqetësuese ishte lëndimi i Jan Vertonghen.

Mbrojtësi belg pësoi lëndim në kokë, gjersa u largua nga fusha për disa minuta. Pasi kishte marrë mjekimin nga stafi, ai u detyrua përfundimisht që të largohet, pasi nuk mund të qëndronte më në këmbë.

Jan Vertonghen (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Ajo situatë bëri që UEFA dhe FIFA të marrin një aksion që rregulli i zëvendësimeve duhet të ndryshohet para se të fillojë sezoni i ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka lëshuar një deklaratë se disa rregulla duhet të ndryshohen, pasi më i rëndësishëm është shëndeti i lojtarit.

“Shëndeti i lojtarëve është më i rëndësishëm, besoj fuqishëm se disa rregulla për zëvendësime të lojtarëve duhet të ndryshohen dhe t’u jepet më shumë mundësi që doktorët ta ekzaminojnë lëndimin”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e presidentit të shtëpisë së futbollit evropian. /Telegrafi/