UEFA do të kërkojë rreth 300 milionë euro,në rast se Euro 2020 shtyhet për një vit shkaku i pandemisë coronavirus.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë ka kërkesa nga ligat evropiane që Kampionatin Evropian të shtyhet, në mënyrë që të mbyllet ky sezon.
Në takimin që bahet sot me 55 vendet anëtare të UEFA-s, do të diskutohet për shumë çështje si, Liga e Kampionëve ajo Evropës, mundësia e vazhdimit apo e anulimit të këtij sezoni, kush bije nga liga e kush inkuadrohet në rast se ndërpritet.
Në mënyrë që të realizohet plani i vazhdimit të këtij sezoni, shtëpia evropiane po kërkon 300 milionë euro kompensim.
Klubet janë në dijeni se mund të pësojnë humbje të mëdha, sidomos ato nga Liga Premier, në rast se nuk mbyllet ky edicion.
Në një marrëveshje të dy anshme, UEFA mund të shtyjë Kampionatin Evropian dhe të lejojë ligat që të mbyllin sezonin. /Telegrafi/