Site icon Telegrafi

UEFA ka filluar hetimet ndaj Carvajalit për kartonin e verdhë gjatë rivënies anësore ndaj Apoelit (Video)

UEFA ka hapur një proces disiplinor ndaj Dani Carvajalit për kartonin e verdhë ndaj Apoel Nicosias në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i Real Madridit u ndëshkua në minutën e 90-të për humbje kohe, edhe pse skuadra e tij ishte duke fituar 6-0.

Lexo po ashtu Apoel 0-6 Real Madrid: Ronaldo me notë maksimale (Foto)

Por, ky karton i qëllimshëm erdhi që ai të mungojë ndaj Borussia Dortmundit më 6 dhjetor, kjo pasi do të jetë i lirë për ndeshjet e fazës së eliminimit direkt.

Por, UEFA mendon se Carvajal ka thyer rregullin e 15-të Rregullores Disiplinore për marrjen e kartonit në mënyrë të qëllimshme.

Spanjolli tash rrezikon të dënohet me dy ndeshje.

Por, kështu bëri edhe ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, në fitoren e Feyenoordit. /Telegrafi/

Exit mobile version