UEFA ka konfirmuar që ka Roma i ka përmbushur rregullat e Financial Fair Play, ndërsa Interi vetëm pjesërisht dhe për këtë do të ketë dënim.
Roma ishin e kufizuar në dy vitet e fundit nga UEFA që të regjistronte 22 lojtarët për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, shkaku i problemeve Financial Fair Play.
“Dhoma hetimore ka konfirmuar se AS Monaco FC (Francë), Roma (Itali) dhe Fenerbahçe (Turqi), janë në përputhje me objektivat e përcaktuara për sezonin 2016/17”.
Por AS Monaco FC dhe AS Roma janë të dënuar deri në sezonin 2017/18.
Pavarësisht se Interi kishte premtuar se i ka përmbushur rregullat, por kjo nuk ka ndodhur.
“Dhoma hetimore ka ardhur në përfundimin se FC Internazionale Milano (Itali) Beşiktaş JK (Turqi) dhe Trabzonspor (Turqi) i kanë plotësuar vetëm pjesërisht objektivat e përcaktuara për sezonin 2016/17”.
Si rezultat i kësaj skuadrat do të vazhdojnë të jenë të kufizuara me numrin e lojtarëve dhe transferimet edhe në sezonet në vijim. /Telegrafi/