Telegrafi

UEFA ia heqë suspendimin Sakhos

Suspendimi i përkohshëm për mbrojtësin e Francës dhe të Liverpoolit, Mamadou Sakho, për shkak të përdorimit të një substance të ndaluar, e cilësuar si doping, është hequr nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA.

Kështu ka shkruar e përditshmja franceze e sportit, L’Equipe, të shtunën, raporton Reuters.

Sakho ishte ndaluar për 30 ditë pasi rezultoi pozitiv në testet për një substancë ilegale pas ndeshjes së Liverpoolit në kuadër të Europa League kundër Manchester Unitedit më 17 mars, transmeton Koha.net.