Përfaqësuesja e Anglisë fitoi me rezultat 1-5 kundër asaj të Malit të Zi, ndeshje e vlefshme për kualifikimet në “Euro 2020”.
Ndeshja u luajt në Podgoricë në stadiumin e qyteti, por ishin tifozët vendas që tejkaluan limitet ndoshta të nervozuar nga rezultati.
Ata fyen lojtarët kundërshtarë Raheem Sterling, Danny Rose dhe Callum Hudson-Odoi në baza racore dhe të tre këta, përfshirë trajnerin e përfaqësueses Gareth Southgate reaguan pas ndeshjes.
Të gjithë këta i kërkuan UEFA-s të merren me rastin në fjalë që ky fenomen mos të përsëritet në të ardhmen pasi gjëra të tilla nuk kanë vend në futboll.
Sot (e martë), UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Malit të Zi, ku do të hetojë sjellën e tifozëve. Ata do të shikojnë me detaje pamjet, ku do të analizojnë nëse ka pasur fyerje në baza racore, por edhe hedhje të gjësendeve në fushë.
Në rast se Mali i Zi shpallet fajtor rrezikojnë të luajë në ndeshjen e ardhshme pa tifozë, por edhe të dënohet federata me para në formë gjobe.
Kujtojmë se në ndeshjen e radhës Mali i Zi luan kundër Kosovës me 7 qershor. /Telegrafi/