Telegrafi

UEFA: Gjysmëfinalet zhvillohen sipas planit

Barcelona është nisur me autobus të dielën nga Katalunia për të arritur me kohë në Milano për supersfidën kundër Interit që zhvillohet të martën, ndërsa edhe Lyoni do të niset me autobus një ditë para ndeshjes kundër Bayernit në Munih.

Ende pritet të merret një vendim për dy gjysmëfinalet e Europa League mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit, dhe asaj mes Hamburgut dhe Fulhamit që zhvillohen të enjten. /Telegrafi/