Fushatës së kursimeve të energjisë elektrike i është bashkuar edhe UEFA.
Bashkimi Evropian (BE) dhe Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) kanë nisur një fushatë reklamuese për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për kursimin e energjisë.
Për të rritur ndërgjegjësimin për kursimin e energjisë, një reklamë prej 30 sekondash do të transmetohet në televizion gjatë ndeshjeve të garave të zhvilluara në Evropë të organizuara nga UEFA-ja si Champions League, Europa League dhe garat kombëtare.
Ndryshe, shumë shtete botërore po bëjnë thirrje që të kursehet energjia elektrike pas pushtimit të rus të Ukrainës. /Telegrafi/