Finalja e Euro 2016 mes Francës dhe Portugalisë nuk do të përsëritet, ka konfirmuar UEFA.
Euro 2016 ka kaluar pa asnjë brengë në lidhje me ndeshje të kurdisura ose baste të pazakonshme, duke përjashtuar mundësinë e përsëritjes së finales mes Francës dhe Portugalisë.
Mediat franceze hedhën dyshime mbi fitoren e Portugalisë në finale, duke sugjeruar se ballafaqimi mund të luhet sërish.
Mirëpo, UEFA ka mohuar lajmin duke sqaruar se gara e madhe në Francë nuk pati asnjë dyshim për manipulim, shkruan “Goal.com”, përcjell “Lajmi.net”.
Portugalia mposhti në finale Francën me rezultat 1-0, pas vazhdimeve.