Site icon Telegrafi

UEFA e vlerëson golin e bukur të Milot Rashicës ndaj Ishujve Faroe

Futbollisti i Werder Bremen, Milot Rashica, e ka shënuar golin e parë me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

Kosova me golin e tij ka arritur të marr një pikë nga kjo ndeshje në Ligën e Kombeve kundër Ishujve Faroe.

Ky gol i Rashicës erdhi pas 17-të ndeshjeve me fanellën e Kosovës.

Rashica shënoi gol të jashtëzakonshëm nga distanca në fillim të ndeshjes dhe ka marrë vëmendje edhe nga faqja zyrtare e UEFA-s në rrjetet sociale.

Në faqen e UEFA-s të Ligës së Kombeve në ‘Twitter’, është postuar goli i anësorit të Werder Bremenit ku shkruhet: “Ky përfundim vrasës nga ylli i Kosovës, Milot Rashica”.

Kosova pas barazimit ka arritur ta ruajë pozitën e liderit në grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve me tetë pikë të tubuara.

Rashica pritet që të luftojë dhe të kthehet edhe te Werderi në formacion. /Telegrafi/

Exit mobile version