Telegrafi

UEFA e shqetësuar për gjendjen e stadiumit Wembley, Tottenhami duhet të gjejë zgjidhje për ndeshjen me PSV-në

Dëmet e shkaktuara në fushën e lojës së stadiumit kombëtar anglez ‘Wembley’ nga ndeshjet e NFL kanë bërë që UEFA të shpreh shqetësim drejt Tottenham. 

UEFA do të inspektojë fushën e Wembley përpara se ta lejojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Tottenham kundër PSV Eindhoven që zhvillohet të martën.

Sipërfaqja e stadiumit kombëtar u la në një gjendje të keqe pasi Eagles dhe Jaguars luajtën një nga ndeshjet e NFL të dielën.

Dëmtimet dhe shenjat e vijave ishin të dukshme kur Tottenhami humbi nga City vetëm 24 orë më vonë (1-0).

Tottenham Hotspur – Manchester City. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Dhe organi qeverisës i futbollit evropian mbetet i shqetësuar, ku pas një jave zhvillohet ndeshja mes Tottenahm dhe PSV.

“UEFA po monitoron nga afër situatën në stadiumin Wembley dhe po punon së bashku me klubin, Shoqatën e Futbollit dhe menaxhmentin e stadiumit, për të garantuar kushte të sigurta për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampioneve “.

Ndeshja e fundit e NFL e la fushë në këtë gjendje . (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Fusha do të inspektohet të hënën. Se fusha ishe e dëmtuar tregon edhe fakti që Erik Lamela humbi një rast të jashtëzakonshëm.

Një seri e ndeshjeve NFL janë zhvilluar aty, ku Eagles fituan ndeshjen përfundimtare.

Tottenhami ende është pa stadium dhe pret që të mbarojë. /Telegrafi/