Mamadou Sakho ka thënë se mezi pret të rikthehet te Liverpooli pasi është shpallur i pafajshëm për përdorimin e substancave palejuara.
Mbrojtësi francez në muajt e fundit ka mbetur jashtë fushave pasi rezultoi pozitiv në testet anti-doping, por UEFA sot e ka shpallur të pafajshëm.
“Jam i lumtur që më në fund ka përfunduar”.
“Ishte periudhë e vështir për mua sepse e dija që nuk kam bërë asgjë gabim. Mezi pres të kthehem te ekipi dhe të luaj përsëri”, ka thënë Sakho.