Ministri i Jashtëm në detyrë, Petrit Selimi mendon se pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA, do të jetë një hap mjaft i rëndësishëm për shtetin e Kosovës.
Derisa ishte zëvendës ministër i jashtëm, ai thotë se ka lobuar me të madhe për ndërkombëtarizimin e sportit, ndërsa tash po e pret debutimin e Kosovës në Olimpiadën e Rios dhe pranimin e futbollit kosovar.
“Mendoj se Majlinda, kampione e botës, e cila shënoi numrin më të madh të pikëve në të gjitha kategoritë, duke shkuar në Olimpiadën e Rios për herë të parë me flamurin e Kosovës, është një ‘majë’ i ndërtimit të shtetit, siç janë edhe format tjera të pranimit”.
“Olimpiada ishte një hap i rëndësishëm, siç do të jetë edhe pranimi në UEFA e FIFA, sepse ne duhet të mendojmë për gjërat që ju interesojnë njerëzve”, deklaroi Selimi për “EUROPP”, i cili mendon se sporti është i rëndësishëm për ndërtimin e shtetit.
Kosova pritet të pranohet në UEFA më 3 maj, në Kongresin e kësaj të fundit, duke e kompletuar kështu ndërkombëtarizimin e sportit kosovar. Për t’u arritur kjo, ka intervenuar edhe politika.