Telegrafi

UEFA dënon Liverpoolin dhe Sevillen

UEFA ka gjobitur finalistët e Ligës së Evropës, Liverpoolin dhe Sevillën, për sjelljet e tifozëve të tyre në finalen e zhvilluar në Basel.

Sevilla në këtë finale mundi 3-1 Liverpoolin për të fituar për të tretin sezon Ligën e Evropës, por tifozët në tribuna, nuk u shquan me sjellje të mira, duke ndezur fishekzjarrë e në një moment duke u përleshur mes vete.

UEFA ka vendosur që sjelljet e tifozëve të Liverpoolit t’i gjobisë me 16 mijë euro, ndërsa ato të Sevillës më 17 mijë euro.

Lexo po ashtu Këta janë dhjetë lojtarët që kanë shitur më shumë fanella (Foto)

Sevilla do të luajë me 9 gusht në Superkupë me Real Madridin. /Telegrafi/