UEFA ka gjobitur finalistët e Ligës së Evropës, Liverpoolin dhe Sevillën, për sjelljet e tifozëve të tyre në finalen e zhvilluar në Basel.
Sevilla në këtë finale mundi 3-1 Liverpoolin për të fituar për të tretin sezon Ligën e Evropës, por tifozët në tribuna, nuk u shquan me sjellje të mira, duke ndezur fishekzjarrë e në një moment duke u përleshur mes vete.
UEFA ka vendosur që sjelljet e tifozëve të Liverpoolit t’i gjobisë me 16 mijë euro, ndërsa ato të Sevillës më 17 mijë euro.
Sevilla do të luajë me 9 gusht në Superkupë me Real Madridin. /Telegrafi/