Kosova do të jetë nikoqir i Rumanisë për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Grupi 2 në Ligën C.
Ndeshja do të luhet të premten e kësaj jave në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Tashmë UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjet e Ligës së Kombeve, derisa Dardanët kanë mësuar emrin e gjyqtarit që do të ndajë drejtësinë.
Gjyqtari nga Azerbajxhani, Aliyar Aghayev, do ta drejtojë ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë.
Asistentët e 36-vjeçarit Aghayev do të jenë Zeynal Zeynalov dhe Akif Amirali, po ashtu nga Azerbajxhani.
Nuk do të jetë një përballje e lehtë për djelmoshat tanë, por që do të shpresojnë ta nisin më fitore sezonin e ri në garën e UEFA-s. /Telegrafi/