UEFA zyrtarisht ka publikuar datat se kur do t’i luajnë Prishtina dhe Gjilani takimet e tyre në parakualifikimet për edicionin 2020/21 në Ligën e Evropës.
Bardhekaltrit do të luajnë kundër Lincoln Red Imps më 18 gusht në stadiumin “Victoria” në Gjibraltar.
Në anën tjetër, Gjilani që do të ketë punë me SP Tree Penne, do të zhvillojë takimin më 20 gusht në San Marino.
Prishtina luan me Lincolnin nga ora 18:00, ndërsa klubi gjilanas nga ora 21:00.
Para se të zhvillohen takimet, lojtarët do u nënshtrohen testimeve për COVID-19, në mënyrë që të ketë siguri të lartë para se të zhvillohe përballjet. /Telegrafi/