E njohur për prodhimin e ushqimit organik dhe të shëndetshëm të foshnjave, HiPP ka vendosur norma të reja të cilësisë. Një prej qëllimeve kryesore është që kompania gjithmonë të jetë afër atyre që zgjedhin ushqimet për fëmijët e tyre, e metoda më moderne dhe e lehtë është përmes ueb sajtit.
Duke i kushtuar rëndësi të madhe zhvillimit të fëmijëve dhe kujdesit të prindërve ndaj më të dashurve të tyre tani e tutje për shumë gjëra të rëndësishme do të kenë mundësi të qasen në ueb faqen e Hipp-it dhe të informohen rreth temave të ndryshme aktuale të tilla si: ushqimet e qumështit, ushqimi për foshnje, kujdesi ndaj foshnjave, këshilla për shtatzëni dhe shumë tema të tjera të rëndësishme.
Kompania e njohur gjermane HiPP është përpunuesi më i madh në botë i lëndëve të para sipas parimeve të prodhimtarisë organike. I pajisur me vulën Bio dhe duke punuar në bazë të Bio rregullores së EU-së e cila ndalon përdorimin e kimikaleve sintetike dhe plehrave artificiale, bën përshkrimin e gjendjes së tokës dhe të farave dhe shumë të tjera. HiPP është dëshmi e pastërtisë së produkteve për fëmijë.
Kjo dëshmohet me faktin që për të katërtën herë me radhë, HiPP certifikohet si brendi më i mirë në botë për ushqim organik fëmijësh nga Euromonitoring Health and Wellness, firmë e pavarur Angleze për hulumtimin e tregut.
I përkryer për nevojat e zhvillimit të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël Hipp nuk ofron vetëm ushqime por së fundi edhe serinë e produkteve HIPPiS me fruta 100% organike, pa sheqer ose ëmbëltues të koncentruar.
Të gjitha këto dhe shumë informacione të tjera mund t’i gjeni në ueb faqen e HiPP në gjuhën shqipe.
Shëndeti, zhvillimi dhe mirëqenia e fëmijëve është qëllimi kryesor i HiPP. Për më shumë vizitoni www.hipp-kosovo.com. /Telegrafi/