Shitja e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë ka pasur të fillojë në ora16:00.
Kosova do të udhëtojë fillimisht drejt Plzenit për t’u takuar me Çekinë më 14 nëntor, kurse tri ditë më vonë e pret Anglinë në ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.
Kompania që merret me shitjen e biletave të ndeshjeve të Kosovës, ‘tiks.app‘ ka njoftuar se sot do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj Anglisë.
Por, ueb-sajti i kësaj kompanie nuk është ende në funksion.
Kërkesave e larta mund të jetë një nga arsyjet, duke bërë që ueb-sajti i ‘tiks.app’ të bie nga sistemi.
Ndryshe, kjo kompani dje bëri të ditur se vetëm 5.5% të kërkesave online arrijnë të sigurojnë bileta. /Telegrafi/