Cilësi dhe siguri të barnave duhet të jetë në ren të parë. Ndryshimet ligjore me çka vazhdon importit paralel i barnave, për të cilin Kuvendi dha dritë të gjelbër në leximin e parë nuk janë garanci për këtë, mendojnë nga Unioni Demokratik Qytetar (UDQ), përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me ndryshimet do të kërkohet certifikatë për cilësi, ndërsa si do të jenë të sigurt qytetarët se ai nuk do të falsifikohet? Pos kësaj kush do të kontrolloj cilësinë e barnave? Duhet të ketë kontrolle dhe duhet të nderohet mënyra e blerjes! Nuk ka asnjë garanci se në Maqedoni do të importohet barna të sigurt. Mjaft u luajtët me shëndetin e njeriut dhe sjelljen e ligjeve sikur t’ju kujtohet ndonjërit, të mbushur me paqartësi dhe kontroverse. Nuk ndryshoni asgjë thelbësore!”, thuhet në deklaratën e UDQ-së.
UDQ kërkon që të importohet barna vetëm nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Nga kjo parti thonë se barnat e importuar nga vendet e BE-së dhe janë herët të kontrolluara nga laboratoriket e specializuar në Strasburg dhe Londër. /Telegrafi/