Telegrafi

UDQ është për përfaqësim të përbashkët diplomatik të Maqedonisë dhe Bullgarisë

Ideja për përfaqësimin e përbashkët diplomatik të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë sipas modelit të vendeve skandinave është ide revolucionare për hapësirat tona ballkanike, mendon kryetari i partisë UDQ, Petar Kolev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sinqerisht mendoj se ideja duhet të pranohet për disa aspekte: e para, ekonomikisht mund të kursehet, nuk shikoj pse MPJ e Maqedonisë të mos kursej një pjesë të mjeteve të parapara për blerjen ose marrjen me qira të hapësirave diplomatike dhe e dyta, përcjell mesazh të qartë se ballkanasit janë të përgatitur për vlerat moderne dhe evropiane dhe se jemi të gatshëm të pranojmë ide funksionale të cilat aplikohen në një nga pjesët më të zhvilluara të Evropës-Gadishullin Skandinav”, tha Kolev.

Ai mendon se diplomatët nga Maqedoni do të përcillnin sinjal të qartë për pozicionin e tyre, sepse flamujt e republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë do të lulëzojnë në ndërtesat përkatëse, por së bashku me ta do të jenë edhe flamujt e NATO-s dhe BE-së. /Telegrafi/