Udinese ka arritur të mposht Milanin me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 27-të në Serie A.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit që shënuan që në rastin e parë të mirë.
Zhvillohej minuta e dhjetë kur Roberto Pereyra kaloi në epërsinë Udinesen për 1-0.
Pak pa u mbyllur koha e rregullt e pjesës e parë Milani fitoi penallti, pas një loje me dorë në zonë.
Ibrahimovic fillimisht humbi penalltinë pas u prit nga Marco Silvestrit, por ajo duhej të ripërtërihej për shkak se Beto u fut në zonë më herët.
https://twitter.com/Underdog_Soccer/status/1637193840992894979
Në herën e dytë, suedezi e gjeti rrjetën për 1-1, gol që bëri historinë, pasi Ibrahimovic u bë lojtari më i vjetër që shënon në Serie A.
Por në minutën e gjashtë të kohës shtesë në këtë fraksion, Isaac Success gjeti Beton, që shënoi për 2-1.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1637191885381947395
Pjesa e dytë nuk nisi me raste, me të dy skuadrat që nuk rrezikonin shumë.
Udinese shtoi epërsinë me Kingsley Ehizibue në minutën e 70-të, duke shënuar për 3-1.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1637203141207769088
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Udine mori fitoren e radhës.
Me këtë fitore Udinese kalon në pozitën e tetë me 38 pikë, ndërsa Milani mbetet në pozitën e katërt me 48 pikë. /Telegrafi/