Udinese e ka befasuar Juventusin duke e mposhtur me rikthim të rezultatin (2-1) në ndeshjen e xhiros së 35-të në Serie A.
Cristiano Ronaldo ishte i pari që rrezikoi me një goditje më të majtën, ndërsa Ken Sema ishte shumë i rrezikshëm në anën tjetër.
Pas disa përpjekjeve të Zonjës së Vjetër, por edhe kundër reagimeve nga nikoqirët, mysafirët ia dolën ta zhbllokonin rezultatin në minutën e 42-të.
Qendërmbrojtësi Matthijs de Ligt e priti një top jashtë zonës shkoi përpara dhe goditja e tij e fuqishme u ndal në rrjetë.
Rezultati u barazua kur pas një harkimi të bukur nga Ken Sema, Ilija Nestorovski shënoi me kokë (52’).
Një solo aksion i Seko Fofana përmbysi gjithçka, kur ai e shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores për skuadrën vendase (90’+2).
Pas kësaj humbjeje, Juventusi i ka gjashtë pikë më shumë se Atalanta kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit.
Kjo fitore i ka shërbyer shumë Udineses që është ngritur në vend të 15-të në tabelë dhe i është shmangur me shtatë pikë zonës së rrezikut për të rënë nga liga. /Telegrafi/
GOLO | GOAL | GOL
De Ligt opens the scoring for Juventus
📹 @BocaJrsGol | @BocaJrsGlobal pic.twitter.com/LjjmjHYwq6
— 🧷 (@LaligaPL009) July 23, 2020
⚽️ Ilija Nestorovski
👟 Ken Sema
Gol da Udinese#Udinese 1×1 #Juventus #UDIJUV pic.twitter.com/OUHiBRDVLa— Goal (@ogoalfc) July 23, 2020
Seko Fofana scores in the 92’ to give Udinese (+510) the victory pic.twitter.com/EsVbR2mMRV
— Bet The Footy (@betthefooty) July 23, 2020