Milani dhe Udinese kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjet e radhës në Serie A, ku Valon Behrami është titullar te mysafirët.
Rossonerët janë mysafirë të Udineses në takimin e vlefshëm të javës së 23-të të kampionatit italian.
Skuadra e udhëhequr nga Gennaro Gatusso ka një formë të mirë me tri fitore radhazi në kampionat dhe një barazim, kështu që duan ta vazhdojnë këtë seri pozitive.
Good afternoon from the Dacia Arena, Rossoneri! 🔴⚫️ Not long to go to #UdineseMilan
Manca poco al calcio d'inizio! ⚽️ pic.twitter.com/4DUXXQzP0i— AC Milan (@acmilan) February 4, 2018
Në anën tjetër, Udinese i është kthyer fitoreve pas tri ndeshje në kampionat dhe duan ta shfrytëzojnë terrenin vendas për të mos lëshuar pikë.
Gli ultimi biglietti sono ancora disponibili, vi aspettiamo! 💪🏼⚪️⚫️#ForzaUdinese #UdineseMilan #SerieATIM pic.twitter.com/jRo8AWSftP
— Udinese Calcio (@Udinese_1896) February 4, 2018
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku ndryshimi i vetëm është në sulm mes Andre Silvas dhe Patrick Cutrones.
Udinese: Bizzarri; Stryger, Danilo, Nuytinck; Zampano, Barak, Behrami, Jankto, Pezzella; De Paul, Lasagna.
Milan: Donnarumma; Abate, Bonucci, Romagnoli, Calabria; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Andre Silva, Calhanoglu
/Telegrafi/