Inter ka arritur një fitore të madhe nga udhëtimi në Udinese.
Zi kaltërtit triumfuan me rezultat të ngushtë 1-2, por duke rikthyer rezultatin pasi ishin duke humbur.
Natyrisht futbollisti i ndeshjes u shpall kroati Ivan Perisic që shënoi dy golat për Interin.
Perisic mori notë të lartë (8.2), ndërsa me paraqitje të mirë u dalluan edhe mbrojtësi Miranda (7.4), si dhe Mauro Icardi (7.1).
Futbollisti më i dobët në ndeshje u shpall portieri grek i Udineses, Karnezis me notë 5.8. /Telegrafi/