Telegrafi

Udinese dhe Inter për vazhdimësi të fitoreve, formacionet zyrtare

Udinese dhe Inter do të takohen në kuadër të xhiros së shtatë në elitën e futbollit italian, Serie A.

Vendasit vijnë në këtë takim pas një starti fantastik këtë sezon dhe e shohin vetën në vendin e katërt, si rrallë herë më parë.

Bardhezinjtë kanë humbur ndeshjen e parë, derisa në pesë ndeshjet e fundit kanë marrë një barazim dhe katër fitore radhazi.

Inter nga ana tjetër ka katër fitore e dy humbje dhe kërkon vazhdimësi të fitoreve.

Formacionet zyrtare:

Udinese: Silvestri; Perez, Becao, Bijol; Pereyra, Lovric, Walace, Makengo, Udogie; Deulofeu, Beto

Inter: Handanovic; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Darmian; Lautaro Martinez, Dzeko

/Telegrafi/