Telegrafi

Udinese 3-1 Inter, notat e lojtarëve: Deulofeu më i miri në ndeshje

Udinese dhe Inter u përballen në Dacia Arena në një sfidë fantastike.

Vendasit arritën fitore të madhe duke triumfuar me rikthim 3-1.

Nicolo Barella kaloi mysafirët në epërsi me një gol nga gjuajtja e lirë, derisa Milan Skriniar (autogol), Jaka Bijol dhe Tolgay Arslan ishin realizuesit e golave për vendasit.

Sulmuesi spanjoll Gerard Deulofeu ishte më i miri në këtë sfidë duke marrë notën 8,3.

Ndërkohë paraqitje të mirë patën edhe mbrojtësi Jaka Bijol si dhe mesfushori Makengo.

Te Interi më i miri ishte Nicolo Barella, derisa nota më e ulët shkoi për Milan Skriniar. /Telegrafi/