Udinese dhe Inter u përballen në Dacia Arena në një sfidë fantastike.
Vendasit arritën fitore të madhe duke triumfuar me rikthim 3-1.
Nicolo Barella kaloi mysafirët në epërsi me një gol nga gjuajtja e lirë, derisa Milan Skriniar (autogol), Jaka Bijol dhe Tolgay Arslan ishin realizuesit e golave për vendasit.
Sulmuesi spanjoll Gerard Deulofeu ishte më i miri në këtë sfidë duke marrë notën 8,3.
Ndërkohë paraqitje të mirë patën edhe mbrojtësi Jaka Bijol si dhe mesfushori Makengo.
Te Interi më i miri ishte Nicolo Barella, derisa nota më e ulët shkoi për Milan Skriniar. /Telegrafi/