Milan ka vazhduar ecurinë fantastike në Serie A, ku ka marrë fitoren e pestë këtë edicion.
Rossonerët kanë triumfuar në udhëtim te Udinese me rezultat të ngushtë 1-2, në një ndeshje ku shkëlqeu Zlatan Ibrahimovic.
Suedezi asistoi tek goli i parë i shënuar nga Franck Kessie, derisa të dytin e shënoi vet në minutën e 83-të.
Pas ndeshjes nota më e lartë shkoi pikërisht për sulmuesin suedez që po kalon formë të mrekullueshme.
Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe Franck Kessie si dhe qendërmbrojtësi Simon Kjaer.
Golashënuesi i vetëm i vendasve, Rodrigo de Paul mori notën më të lartë, ndërsa më e ulëta shkoi për Kevin Lasagnan. /Telegrafi/