Milani ka barazuar në udhëtim te Udinese me rezultat 1-1.
Skuadra e Gennaro Gattusos ka dështuar të marr fitoren e katërt radhazi në Serie A, pasi pranuan gol në fund ndaj Udineses.
Golat në këtë ndeshje për Rossonerët e shënoi Suso (9′), ndërsa Udinese barazoi fal autogolit të Leonardo Bonuccit (76′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht spanjolli Suso, i cili u vlerësua me notë 8.1.
Në anën tjetër, lojtari më notën më të ulët ishte mbrojtësi italian, Davide Calabria, i cili u notua me 5.4.
Për 76 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami, i cili pati paraqite solide dhe u notua me 6.8. /Telegrafi/
Udinese:
Milan: