Interi ka fituar në udhëtim te Udinese me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Serie A.
Nerazzurrët kanë arritur t’i kthehen fitoreve pas humbjes shumë të përfolur ndaj Juventusit në javën e fundit dhe tani mbajnë gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.
Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Luciano Spallettit u shënuan nga Andrea Ranocchia (13′), Rafinha (44′), Mauro Icardi (45′) dhe Borja Valero (71′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mesfushori brazilian, Rafinha, i cili pas paraqitjes së mirë u notua me 8.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin vendas, Seko Fofana, që pas ndëshkimit me të kuq u vlerësua me 4.7.
Për 73 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami, i cili ishte njëri nga më të vlerësuarit te Udinese me notë 6.1. /Telegrafi/
Udinese:
Inter: