Juventusi fitoi ndaj Udineses në Serie A me rezultat 0-2 për fitoren e tetë radhazi në këtë fillim kampionati.
Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan Rodrigo Bentacur (33’) dhe Cristiano Ronaldo (37’).
Por, lojtari më i mirë në këtë takim ishte Joao Calcelo, portugezi përveç asistimit te goli i parë, arriti të bëjë një paraqitje fantastike.
Përveç dy golashënuesve, me notë të lartë u vlerësuan edhe Alex Sandro, Mario Mandzukic e Giorgio Chiellini.
Te Udinese më i miri ishte portieri Simone Scuffet, por në nivel ishte edhe Valon Behrami për 62 minuta sa luajti.
Ai që dëshpëroi paksa është Paulo Dybala, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:
Udinese:
Juventus: