Telegrafi

Udhëzuesi Safari ndjek gjurmët e luanit, por “befasohet” nga një grup i tyre, vetëm disa metra larg tij

Ky është momenti kur një udhërrëfyes safari nxjerr kamionin e tij për të ndjekur një seri gjurmësh luanësh.

Por, siç edhe mund të shihet në pamje, përcjell Telegrafi, ai nuk e kishte kuptuar se kafshët e rrezikshme ishin shumë afër tij.

Bëhet fjalë për Steven Faulconbridge nga SafariLIVE i cili ishte në kërkim për macet e mëdha në Afrikën e Jugut kur bëri zbulimin befasues.

Duke transmetuar drejtpërdrejt pamjet, Faulconbridge ndjek gjurmët e këlyshëve dhe ecën rreth në pjesën e pasme të kamionit – pa vërejtur copëza të verdha në tufën para tij.

Ai shkon pak metra nga makina e tij, ndërsa vazhdon të kërkojë me kokën poshtë. Por befas rreth tetë luanë shfaqen nga bari i gjatë afër një rruge ngjitur. /Telegrafi/