Temperaturat e vjeshtës janë ideale për eksperimentim me gardërobë
Kësaj vjeshte dhe këtij dimri të gjithë i gëzohemi më shumë e viteve të mëparshme, sepse në vend të ngjyrave të zymta në majë të listës së modës janë ngjyrat e zjarrta dhe mbresëlënëse, transmeton Telegrafi.
Bashkimet e pazakonta, siç janë ngjyra e kuqe dhe ajo e trëndafilta, xhinset e bardha dhe palltot interesante, janë ato që do të shihen më shpesh.
Ekspertët e modës thonë që këtë sezon janë hit absolut rrobat shumëngjyrëshe, të cilat do të sjellin pak freski në ditët e zymta.
Koha është që aventurat e modës të fillojnë. Po ju sjellim disa veshje interesante.
Kombinimi i ngjyrës së gështenjtë me të gjelbrën duket shumë bukur
Xhinset e bardha dhe xhaketat e lëkurës janë rroba të cilat patjetër duhet t’i keni në gardërobën tuaj sivjet
Manteli i lëkurës, gjithashtu, është hit i madh mode.
/Telegrafi/