Ministri i Infrastrukturës Hanefi Muharremi nënshkroi dy udhëzime administrative, për licensimin e autoshkollave dhe për instruktor shofer.
Udhëzimi administrativ me nr.20/2017, për licensimin e autoshkollave ka për qëllim të përcaktoj kushtet dhe kriteret që duhet t’i plotësoj Auto Shkolla për licensim, përtitje të licensës , pezullim dhe revokim të licensës.
Ndërsa, udhëzimi administrativ për instruktor shofer, 19/2017, përcakton kushtet dhe mënyrën e dhënies së provimit për licensim të instruktor shoferit, lëshimin e licensës të drejtat dhe detyrat e instruktor shoferit, mbajtjen e evidencës për dhënien e provimit si dhe planprogramin.
Këto dy udhëzime administrative, hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ana e ministrit të Infrastrukturës. /Telegrafi/