Site icon Telegrafi

Udhëzim për përdorimin e ish të dashurit

Shumica e femrave bëjnë strategji të shumta se si ta kthejnë ish të dashurin, mirëpo në shumë raste bëjnë krejtësisht gjëra të gabuara. Kjo është receta e sigurt për ju.

Nuk është e arsyeshme t’i ktheheni ish të dashurit. Mirëpo, megjithatë, nëse keni dëshirë të fuqishme që të pajtoheni me të, këto janë gjërat të cilat duhet patjetër t’i bëni, transmeton Telegrafi.

Mos e shqetësoni
Ju tingëllon çuditshëm, mirëpo nëse sapo jeni ndarë, shumë është më e arsyeshme që t’i lini hapësirë dhe kohë që të jetë i qetë që të kuptojë se po i mungoni. Nëse akoma jeni në prani të tij, kurrë nuk do ta kuptojë sa po i mungoni.

Kujdesuni për veten
Nëse dëshironi t’ju kthehet, është më e arsyeshme që e pret versioni më i mirë dhe më i ri. Në vend që të shpenzoni tepër kohë duke menduar për të, filloni të mendoni për veten, si edhe të kujdeseni për veten.

Mendoni edhe një herë
Dy herë matni dhe vetëm një herë vendosni, thotë një fjalë e urtë. Sërish shtroni pyetje vetes a mund të përshtateni dhe a ka kuptim që t’i kthehesh. Nëse jua merr mendja se jeni e gatshme, akoma nuk do të thotë me siguri se dini çka dëshironi.

Merrni iniciativën
Meshkujt nganjëherë nuk i shohin gjërat. Nëse mendoni që ai është i aftë t’i lexojë shenjat tuaja dhe të kuptojë që e dëshironi t’ju kthehet, e keni gabim. Nëse vërtet e dëshironi për vete, bëjani me dije dhe bëhuni krejtësisht e qartë. /Telegrafi/

Exit mobile version