Norman dhe Helen D’Silva kanë arritur që të udhëtojnë me më shumë se 200 anije, por ata tani kanë vendosur të shkojnë një hap tutje.
Në fakt, ata po shesin shtëpinë e tyre në Florida, me qëllim që pjesën tjetër të jetës ta kalojnë në një prej anijeve që udhëton nëpër botë, transmeton Telegrafi.
Dyshja që janë të martuar për 40 vite, janë në mesin e qindra personave që janë vënë pas blerjeve të apartamenteve në anijen luksoze MV Narrative.
Në vitin 2026 ata pritet të nisin rrugëtimin e tyre me anijen luksoze që njëherit do jetë edhe shtëpia e tyre e re.
Ata sapo janë kthyer nga udhëtimi në Antarktidë, dhe gjatë një interviste dhënë për Daily Mail kanë folur në detaje për vendimin që pjesën tjetër të jetës ta kalojnë në det duke lundruar me anijen që do të jetë shtëpia e tyre.
Norman thotë se nuk ka asgjë që mund t’i ndalë t’i kalojnë vitet e arta me anijen që e kanë ëndërruar prej kohësh.
“Nuk kemi kafshë, peshk, ndonjë bimë apo fëmijë”, tha Norman.
Sapo të hipin në anije do të shesin shtëpinë në New Smyrna që kap vlerën e 1.7 milion dollarëve, para këto që do t’ju nevojiten për blerjen e apartamentit në anije.
Kanë vizituar mbi 180 shtete, nga Zambia ku panë llojet e ndryshme të tigrave e deri në Bangkok, ku eksploruan pjesët pothuajse të pashkelura. /Telegrafi/