Harper Kurtz nga Florida e Shteteve të Bashkuara, ka qenë duke udhëtuar me nënën e saj Melissa, kur e ka bërë një ‘selfie’ dhe ka vazhduar të luaj me telefon.
Por, pasi ka parë fotografitë, 13-vjeçarja është befasuar me atë që shfaqej pas kokës së saj, transmeton Telegrafi.
Në ulësen e prapme duket se është një fëmijë, që e ka afruar kokën te dritarja.
“Vajza ime nuk e kishte vënë rripin e sigurisë dhe ky ishte engjëlli mbrojtës, që po e ruante për të mos i ndodhur diçka”, ka thënë nëna saj.
Madje, pretendimet e saj i kanë pranuar edhe njohës të aktiviteteve paranormale, duke thënë se ky mund të jetë shpirti i ndonjë fëmije, që e ka humbur jetën në aksident komunikacioni. /Telegrafi/