Telegrafi

Udhëtoni si profesionist: Këshilla praktike për vizitë Koloseumit

Për shumicën ky është vendi ku krijohet fotografia më e mirë në kryeqytetin italian

Koloseumi është lokaliteti më i vizituar në qytetin e amshuar, i ndërtuar rreth 70-72 pas Krishtit, nga perandori Vespasian i dinastisë Flavian si një dhuratë për popullin roma, transmeton Telegrafi.

Ky amfiteatër është përdorur për luftërat në mes të gldiatorëve, dhe luftërat e kafshëve të egra. Pas katër shekujve të përdorimit aktiv, arena madhështore u la pas dore dhe deri në shekullin e 18-të ajo është përdorur si një burim i materialeve të ndërtimit.

Edhe pse dy të tretat e Colosseum’it është shkatërruar, nga kalimi i kohës, ky amfiteatër mbetet një destinacion popullor turistik si dhe simbol i qytetit të Romës.

Vitin e kaluar, këtë atraksion turistik e kanë vizituar më shumë se 7.5 milionë vizitorë.

Në Romën e lashtë, kjo hapësirë, që daton nga shekulli i parë, është përdorur si vend për ekzekutime publike dhe sporte të përgjakshme.

Shumica e turistëve mendon se në mëngjes është tollovia më e vogël për t’u takuar me njerëz me mendime të njëjta në rreshtin e gjatë i cili shtrihet përgjatë Koloseumit në orët e vona të pasdites apo para mbrëmjes.

Sipas përvojës sonë, Koloseumi më së miri është të vizitohet në orët e pasdites apo para mbrëmjes. Atëherë me siguri do të kënaqeni në Koloseumin e vizituar më së paku, por shumë romantik.

Kushtoni kujdes që hyrja në Koloseum vlen vetëm në kohën e caktuar, ndërsa për Forumin e Romës mund të zgjidhni vetë kohën e vizitës ditën e nesërme.

Ju këshillojmë që vizitën Forumit të Romës lëreni për të nesërmen, sepse kërkon shumë ecje, duke pasur parasysh madhësinë e lokalitetit.

Vizitorët e Koloseumit tani do të duhet të paguajnë paraprakisht për vizitën, të vendosin maska në fytyrë dhe të kontrollojnë temperaturën në hyrje.

Vizitorët pranohen në grupe deri në 14 vetë, çdo 15 minuta

Veç tjerash, thonë që vjeshta në Romë është më e bukur!

/Telegrafi/