Telegrafi

Udhëton nga Londra për në Kolorado, për të shkatërruar pikturën që kushton 3 milionë dollarë – kamerat e sigurisë filmojnë momentin (Video)

Personi që kishte udhëtuar nga Londra dhe kishte udhëtuar plot 10 mijë milje për të shkatërruar një vepër arti në galerinë e arteve në SHBA që kapë vlerën e 3 milionë dollarëve, është zbuluar se është i biri i pronarit të pikturës.

Zyrtarë të Kolorados kanë dënuar Nichiolas Morley, 40-vjeç, nën akuzën “për vepra kriminale”, pasi kishte shkatërruar pikturën e Christopher Wool që i përkiste babait të tij Harold, 74-vjeç, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kishin filmuar momentin kur një burrë futet në galerinë e arteve në Aspen të Kolorados, i cili mbante syze dielli dhe kapelë dhe që me thikë e shpon pikturën dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Autoritet e sigurisë kishin lëshuar urdhër arrest për të, pas 11 muajve hetime intensive. Ndërkaq i dyshuari pretendonte se ishte bashkëpronar i pikturës së shumëpërfolur, edhe pse babai i tij ka deklaruar në polici se ai është i vetmi pronar i veprës së artit. /Telegrafi/