Telegrafi

Udhëton me autobus duke mbajtur në duar trupin e pajetë të foshnjës së saj (Foto/Video)

Ky është momenti rrëqethës, kur një nënë futet në autobus duke mbajtur me vete trupin e pajetë të foshnjës së saj.

Rosalin Baker 25-vjeçe fillimisht ishte futur në një dyqan që të mos duket e dyshimtë, dhe më pas ishte futur në autobus me trupin e pajetë të fëmijës së saj 16-javësh Imani, transmeton Telegrafi.

Vogëlushja kishte vdekur orë më parë, duke pësuar frakturë në kaft dhe lëndime të rënda në tru.

Në video shihet i dashuri i saj Jeffrey Wiltshire 52-vjeç duke i ndihmuar të hip në autobusin e Londrës, duke mbajtur me vete Imanin e vdekur.

Por pasagjerët u alarmuan kur panë se koka e foshnjës së Baker po sillej sikur të mos ishte e ngjitur fare, të cilët më pas e zbuluan se ajo në fakt po e mbante afër vetes trupin e pajetë. /Telegrafi/