Telegrafi

Udhëtoi nëpër SHBA për të kërkuar diamantin për unazën e fejesës, amerikani gjen “gurin” prej 2.2 karatëve – befason partneren 

Christian Lidden nga Washington, tërë jetën ka ëndërruar në gjetjen e një diamanti të papërpunuar nga i cili do të bënte unazën e fejesës për gruan e tij të ardhshme, por kurrë nuk kishte menduar se kjo ëndërr do t’i realizohet.

Lidden qysh në shkollën e mesme kishte ëndërruar që të gërmoj dhe kërkoj diamantin për unazën e fejesës, por nuk e kishte ditur se si duhet bërë ky proces, transmeton Telegrafi.

Kur u rrit e kuptoi se ideja e gërmimit të diamantit në SHBA është shumë vështirë e realizueshme. Por tre vite më parë një koleg i foli për diamantit Krater në Arkansas, e kuptoi se do të arrijë të realizojë ëndrrën e tij.

Dy vite i kaloi me Desire dhe e dinte se aty e priste unaza për gruan e tij.

“Fillova vërtet të planifikojë rrugëtimin dhe si do ta nxjerr diamantin. Fillova t’i kërkojë kudo”, ka thënë Lidden për CNN.

Shikonte video të atyre që kishin pasur sukses në nxjerrjen e pasurive natyrore në Arkansas, dhe tentonte të mblidhte sa më shumë informacione para se të fillonte udhëtimin e tij.

Ishte miku i tij Josh që prej vitesh dinte për ëndrrën e tij, kështu vendosi t’i bashkohet aventurës së tij. Udhëtimin dhe pajisjet i siguroi derisa partnerja e tij Desire ishte në punë, me qëllim që të mos e prish befasinë.

“E dinte se po udhëtoja, por jo edhe ku shkoja. I pata thënë se do t’i vizitojë disa rezervate dhe parqe nacionale, por nuk e kishte idenë se për të do të kërkojë diamant”, ka t hënë ai.

Lidden planifikonte t’i propozonte sapo të kthehej nga udhëtimi. Në fillim të majit, Lidden dhe Josh nisën aventurën e tyre dhe stacioni i tyre i parë ka qenë Montana ku kërkonin safirë, për çdo rast nëse u dështon gërmimi në Arkansas. Por pas gërmimit të suksesshëm në Montana dhe qëndrimit njëditor në Yellowstone, dyshja u nisën për në Arkansas më 7 maj me shpresën se do ta gjejnë ‘gjilpërën në kashtë’.

Në fillim nuk patën sukses por më pas ndërruan sistemin dhe filluan të gërmojnë në sipërfaqe të minierës. Ishte fundi i një dite të lodhshme dhe dyshja po largonin dheun me karroca kur në tokë u shfaq një diamant i verdhë që kishte mbi dy karat.

“Fillova të dridhem, vërtet dridhesha. Ia bëra me dorë partnerit dhe pasi e largova kraharorin ai e vërejti diamantin që e kisha gjetur”, ka thënë Lidden që pranoi se së bashku me Joshin e futën në qese të najlonit diamantin nga frika se mund ta humbin.

Ata menjëherë u lajmëruan te personat kompetent të minierës për t’ju treguar se çfarë kanë gjetur. Bëhet fjalë për diamant prej 2.2 karatëve – që konsiderohet më i madh që ndonjëherë është gjetur në park.

Pasi u kthye në shtëpi, mori të dashurën dhe shkuan të shëtisin në një zonë malore. Aty i propozoi dhe ajo pa u menduar dy herë i tha po.

Ata aktualisht janë në kërkim të ndonjë eksperti që do të mund të dizajnonte unazën, në të cilën do të vendosnin diamantin që e gjeti Liddeni. /Telegrafi/