Telegrafi

Udhëtoi mbi 5.700 kilometra për t’i propozuar martesë të dashurës (Foto/Video)

Një djalosh ka udhëtuar fshehurazi me aeroplan nga Birmingham në Dubai, duke kaluar kështu mbi 5.700 kilometra, vetëm dhe vetëm që t’i propozoj martesë të dashurës së tij në shkretëtirën e Dubait.

Ben Moss kishte qëndruar i fshehur në dhomën e hotelit, derisa e kishte menduar në detaje planin e tij për të befasuar të dashurën Abbie Parker, derisa ajo po qëndronte për vizitë tek një mikeshë në Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.

24-vjeçari kishte zgjedhur momentin e duhur kur Abbie po shëtiste në shkretëtirë me mikeshat e saj Keira Downes dhe Danielle Harvey me deve, ku dhe kishte shkuar të shijoj nga afër dunat e rërës dhe vallëzimin tradicional të Lindjes së Mesme.

“Fytyra e Abbie dukej shumë e qetë, por në momentin që u shfaqa para saj dhe u gjunjëzova ajo mbeti e shokuar dhe nuk mund të ndalte lotët”, ka deklaruar Ben që punon në një auto-sallon. /Telegrafi/