Telegrafi

Udhëtoi afro 5,000 kilometra për martesën e shoqes së saj – ngatërron sallat e dasmës

Kishte fluturuar afro 5,000 kilometra përtej Atlantikut për të marrë pjesë në martesën e shoqes së saj. Dhe pas një udhëtimi të gjatë në Skoci, dhe një udhëtimi shumë më të shkurtër me taksi në Glasgow, Arti Mala arriti në ceremoni – vetëm për të kuptuar se ishte e gabuara.

Momenti kur Mala, nga Uashington DC, vuri re se çifti i cili po martohej, nuk ishte ai që ajo priste ta filmonte me kamerën e saj. Ajo kishte udhëtuar nga Uashington në Glasgow të shtunën e kaluar për të marrë pjesë në ceremoninë e Gaurav, shoqes së saj.

Megjithatë, pas arritjes në Pollokshaws Burgh Hall, ajo kuptoi gabimin e saj, kur dy persona krejtësisht të panjohur të quajtur Caitlin dhe Stephen i shkëmbyen betimet mes tyre, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Përderisa shoqja e saj ishte duke u martuar në Pallokshields Burgh Hall, afro 2 kilometra larg vendndodhjes së saj. Pamjet e videove shfaqin Mala-n e cila duket e “tmerruar” teksa shikon drejt kamerës.

Teksti brenda videos thotë: “Keni udhëtuar afro 5,000 kilometra dhe aksidentalisht shkoni tek ceremonia e gabuar”.

Kamera pastaj shfaq shenjen e mirëseardhjes tek Pollokshields Burgh në të cilën shkruhet: “Caitlin dhe Stephen. 12.08.2023. Faleminderit që na jeni bashkëngjitur në ditën tonë speciale”.

Arti Mala më vonë tha: “Më në fund e thirra një Uber për të shkuar në ceremoninë e duhur, megjithatë i humba fjalimet e çiftit”. /Telegrafi/