Site icon Telegrafi

Udhëtoi 7500 kilometra dha pati një mesazh interesant për Neuerin, portieri gjerman befason tifozen e tij

Bayern Munich ka vazhduar me formë fantastike në Ligën e Kampionëve, duke marrë edhe fitoren e tretë në grup.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka triumfuar në udhëtim te Benfica me rezultat 0-4, në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund.

Por ajo që ra në sy ishte një mesazh i një tifozë braziliane gjatë ndeshjes.

Tifozja kishte udhëtuar 7500 kilometra nga Brazili për në Portugali vetëm për një gjë, që ta marrë dhuratë fanellën e kapitenit të Bayernit, Manuel Neuer.

“Neuer, kam ardhur nga Brazili vetëm për fanellën tënde”, ka shkruar në pankartën e saj tifozja braziliane.

Kjo pankartë kishte rënë në sytë e Neuerit që pas ndeshje vendosi t’ia dhurojë fanellën tifozës braziliane të tij.

Ka qenë faqja zyrtare e Bayernit që ka publikuar fotot, derisa gjesti i kapitenit bavarez është vlerësuar lartë nga tifozët e futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version