Will Novak kishte pranuar një e-mail, ku ftohej që të marrë pjesë në ahengun e një mashkulli të quajtur Angelo që jeton në Vermont.
Novak, banor i Phoenix në Arizona, nuk e njihte askënd me emrin Angelo. Aty e kuptoi se aksidentalisht ishte ftuar për shkak të ndonjë gabimi teknik gjatë dërgimit të e-mailit. Megjithatë e pa si një mundësi të mirë për të zënë miq të ri dhe të argëtohet duke skijuar, transmeton Telegrafi
“Nuk e njoh askënd me emrin Angelo. Unë jam Will Novak që jeton në Arizona. Vermond më duket shumë larg që të udhëtojë për një aheng të organizuar, nga një person që kurrë nuk e kam takuar”, ia kishte kthyer përgjigjen Novak personit qw i kishte bërë ftesë.
Megjithatë më vonë kishte ndërruar mendje, duke i shkruar sërish dhe duke ia bërë me dije që të llogarit në prezencën e tij. Dhe kur sërish i është kthyer përgjigja, “je i mirëseardhur”, ai menjëherë filloi ta bëjë plane për aheng.
Dhe për të mbuluar shpenzimet e tij për skijim, udhëtim dhe gjëra tjera, Novak hapi llogari GoFundMe ku kërkonte ta ndihmojnë. Në momentin që ka postuar kërkesën, i janë grumbulluar hiq më pak se 4,375 dollarë edhe pse i kishte kërkuar vetëm 750 dollarë.
Megjithatë ai bëri me dije se të gjitha paratë e mbledhura që nuk janë shfrytëzuar gjatë udhëtimit do të dhurohen për një çift bashkëshortor që shumë shpejt presin të bëhen prindër dhe që e kishin ftuar në aheng edhe pse kurrë më parë nuk i kishte takuar. Dhe pasi që përshkoi 2,500 milje dhe udhëtoi nëpër gjithë SHBA-të, nga Phoenix në Boston, ia arriti të merr pjesë në aheng.
Aty Novak kishte kaluar fundjavën duke skijuar, duke u shoqëruar me miqtë e Angelos të cilin kurrë më parë nuk e kishte parë. /Telegrafi/