Telegrafi

“Udhëto me mua”, shou më i ri televiziv i moderuar nga Orhan Murati dhe Genta Cana

Zakonisht në çdo stinë verore në mediat tona në Kosovë është bërë si traditë që emisionet të shkojnë nëpër plazhe të ndryshme për të realizuar emisionet verore.

Ndërsa kësaj radhe për herë të parë po vjen një shou veror në një studio televizive ku shihet një ambient i kombinuar me shumë elegancë dhe një plazh të improvizuar.

Kjo skenografi është punuar nga skenografi Agron Ujkani, i cili tani njihet si skenografi më i suksesshmi në mediat tona, ku sjellë gjithmonë dizajne të reja për shout e ndryshëm.

Ky format televiziv si koncept i këtij shou është një kuiz garues dhe argëtues, ku në çdo emision do të garojnë nga dy ekipe, ekipi përbëhet nga dy persona dhe gara bëhet për ta fituar ndonjë udhëtim që mundësohet nga “Vas Tour”.

Ekipet që do të garojnë janë babi me fëmijë, duel familjar, shoqëri, student, burri dhe gruaja ne duel, dhe shumë ide të ndryshme.

Kandidatet që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj gare nuk paguajnë asgjë për të ardhur në garë, por vetëm duhet të aplikojnë duke dërguar foto dhe CV.

Orhani dhe Genta do ta moderojnë së bashku këtë shou, të dy janë moderatorë të Klan Kosovës dhe janë me një përvojë shumë vjeçare në televizion. /Telegrafi/