Telegrafi

Udhëtimi i vështirë sipër trenave të mbingarkuar (Foto)

Yousuf Tushar e ka dokumentuar udhëtimin e trenave në Dhaka të Bangladeshit, ku pasagjerët duhet të hipin edhe sipër tyre.

Në fotografitë e publikuara nga 33-vjeçari, shihen udhëtarët që mundohet të ngjiten afro tre metra dhe të gjejnë një vend në tavan, meqë pjesa e poshtme është mbushur, transmeton Telegrafi.

Ngjiten në tavan, sepse nuk ka vend në hapësirën e poshtme

As ata që kanë qenë me fat të hyjnë në pjesën e poshtme nuk janë rehat, sepse karriget janë hequr për të zënë më shumë dhe vendi është përplot.

Udhëtimi i mëngjesit dhe i mbrëmjes është më i ngarkuari

“Kjo situatë është në mëngjes dhe në mbrëmje, kur njerëzit shkojnë në punë, shkollë apo angazhime tjera, ndërsa kthehen më pas në shtëpi”, ka thënë Tushar lidhur me rastin.

Nuk është më mirë as poshtë, sepse nuk ka karrige

“Pasi kjo është mënyra e vetme e transportit, ata sakrifikojnë të rrëzohen, vetëm që të shkojnë në punë”.

Këta trena lëvizin me vetëm 40 kilometra në orë

Madje, kjo gjendje është në kryeqytetin e vendit, ku sistemi i hekurudhave konsiderohet të jetë më i mirë.

Fotografi Tushar duke udhëtuar sipër trenit

“Situata edhe më e rëndë është në qytete tjera, kur ka raste që treni nuk shkon për ditë të tëra. Askush nuk interesohet për ata që duhet të ecin në këmbë”, ka shtuar më tutje fotografi.

Zgjedhja e vetme për të shkuar në punë

Pasi i ka marrë imazhet ku shfaqet udhëtimi i pazakontë, Tushar ka hipur edhe vet sipër trenit që lëvizte me 40 kilometra në orë dhe është nisur për në shtëpi. /Telegrafi/