Site icon Telegrafi

Udhëtimi me tren në alpet zvicerane, aty ku mund të shijoni bukuritë natyrore në 3.454 metra lartësi mbidetare

Zvicra njihet për alpet e bukura e në veçanti për djathin, por ajo çfarë së fundmi po e karakterizon më shumë është hekurudha e ndërtuar në kodrat e larta – që po konsiderohet si hekurudha e ndërtuar në kodrat më të mëdha në Evropë.

Një kamerë e vendosur në lokomotivën e një trenit të Jungrau, shfaq udhëtimin nëpër alpe, ku lëvizja e trenit ndodh në një lartësi mbidetare prej 3.454 ku edhe gjendet stacioni i trenave, transmeton Telegrafi.

Ky udhëtim përgjatë 9 kilometrave, ofron peizazhe duke kaluar nëpërmjet tuneleve dhe shihen bukuritë e rralla natyrore.

Udhëtimit fillon nga stacioni Kleine Scheidegg që gjendet në 2.061 lartësi mbidetare, për t’u ngjitur çdo herë e më shumë.

Kjo hekurudhë ka filluar të ndërtohet në vitin 1896 dhe për qytetarët u hap më 1912, ndërsa së fundmi është elektrifikuar.

Në anën tjetër alpet zvicerane janë një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve nga e mbarë bota, që ia mësyjnë ta vizitojnë Zvicrën.

Ky udhëtim zgjat rreth 30 minuta dhe gjatë 365 ditëve të vitit, kjo linjë është e hapur për mijëra vizitorë. /Telegrafi/

Exit mobile version