Site icon Telegrafi

Udhëtimi i parë i presidentit Donald Trump në Evropë

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur presidenti Donald Trump pas dy muajsh do ta ketë vizitën e parë zyrtare në Evropë.

Bëhet e ditur se Trump do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë, më 25 maj për një takim me krerët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO-s).

Më tej thuhet se presidenti dëshiron të takohet me homologët e tij të NATO-s për të riafirmuar përkushtimin e fuqishëm ndaj NATO-s dhe për të diskutuar çështje kritike, sidomos, ndarjen e përgjegjësive brenda aleancës dhe rolin e NATO-s në luftën kundër terrorizmit.

Exit mobile version